LAJMI I FUNDIT:

Efektet shëndetësore afatgjata të COVID-19

Efektet shëndetësore afatgjata të COVID-19
-->

Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e coronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të coronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës.

Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali.

Efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali.

“Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë. Kam një qen të vogël dhe më duket përgjegjësi e madhe ta nxjerrë jashtë. Nuk guxoj ta bëj këtë”.

Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.

Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj.

Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.

“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vje darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela.

Mjekja Ester Marco mbikëqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë.

“Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga të trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”.

Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz.

Spanja renditet e gjashta në botë për nga numrin i rasteve me coronavirus, me mbi 1.6 milionë njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Kalo në kategori