LAJMI I FUNDIT:

Edhe zemra e “thyer” dhemb

Edhe zemra e “thyer” dhemb

Ehe pse me shprehjen "zemër thyer" më shpesh e hasim në romanet dhe filmat plot me dashuri, kardiologët theksojnë se kjo gjendje edhe ekziston.

Quhet edhe kardiomiopatia stresuese, ndërsa që e shkakton stresi intensiv, shumë adrenalinë apa ndonjë ngjarje e dhimbshme emocionale. Tek shumica e të prekurve nga kjo sindromë shfaqet pikëllim dhe depresion.

Ndarja apo ndonjë ndodhi e dhimbshme, qoftë në dashuri qoftë në familje, ndikojnë në ndalimin e ndjenjës së ngrohtësisë, prandaj, në vend të hormoneve të lumturisë, dipaminës dhe endorfinës, organizmi fillon të sekretojë hormonet e stresit, adrenalinë dhe kortizol, duke shkaktuar më shumë simptoma të "zemrës së thyer’.


Hulumtuesit nga universiteti “John Hopkins” kanë vërtetuar se pikëllimi i tepërt mundet të shkaktojë dhimbje të ngjashme me sulmin në zemër. Kjo gjendje patologjike është quajtur kardiomiopati stresuese apo sindroma e zemrës së thyer. Ngjarjet e dhimbshme së pari shkaktojnë probleme emocionale, tension dhe shumë stres, që gradualisht drejtojnë kah "sindroma e zemrës së thyer’.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori