LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot ftohtë në Kosovë

Edhe sot ftohtë në Kosovë
Foto: Ilustrim

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët, në orët e paraditës mund të ketë edhe reshje sporadike bore.

Temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë ngritje ato do të lëvizin në mes -3 deri në 3 gradë Celsius.


Nesër pritet që dita të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat në orët e pasditës mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat edhe më tej do të shënojnë ngritje ato do të sillen në mes 1 e 6 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Herë pas here mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen në mes 1 e 3 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius./Telegrafi/