LAJMI I FUNDIT:

Edhe sonte vazhdon patrullimi i policisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Edhe sonte vazhdon patrullimi i policisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore.

Kjo për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave anti-Covid.


Policia nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi, thotë se qëllimi primar i tyre vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik!

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë tetë viktima me coronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 498 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,835 mostrave.

Kjo nënkupton që 17.5 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 17 prill janë shëruar 641 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi, derisa raste aktive janë 12,609.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,153 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,061 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori