LAJMI I FUNDIT:

Edhe Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës kërkon përkrahje financiare nga Qeveria për punëtorët e saj

Edhe Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës kërkon përkrahje financiare nga Qeveria për punëtorët e saj

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës ka thënë se pos policëve dhe mjekëve qeveria duhet të shpërblejë edhe disa kategori tjera të sektorit publik.

Zymberi për RTV Dukagjinin ka thënë se kjo sindikatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përkrahë edhe shërbyesit civile apo administratën dhe punëtorët socialë.


“Kërkesat tona janë shumë humane dhe minimale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryesindikalisti i këtij sektori ka thënë se shërbyesit civil brenda Policisë së Kosovës ndihmojnë policinë dhe pa ta as që do të mund të funksiononte institucioni.

“Edhe punëtorët social vazhdimisht janë duke u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë. Kemi edhe sektorin e administratës civile që ka nevojë për përkrahje pasi ata edhe në këtë ditë janë në shërbim të qytetarëve”.

I pari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës thotë se tri kategoritë e përmendura duhet të përkrahen me mbështetje financiare me një shumë të caktuar.

Oda e Afarizmit: T’iu zbritet paga 50% punëtoreve të sektorit publik e deputetëve, të ndihmohet sektori privat
Lexo po ashtu Oda e Afarizmit: T’iu zbritet paga 50% punëtoreve të sektorit publik e deputetëve, të ndihmohet sektori privat

“Nuk është numër i madh i punëtoreve dhe nuk do të ngarkohet buxheti i Kosovës. Pse të mos përkrahen edhe këto kategori”.

Zymberi thotë se janë në pritje të një përgjigje nga Qeveria e Kosovës që do t’i mbështeste edhe këta punëtorë me një pako mbështetëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori