LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk arriti balotazhin në Rahovec, VV pesëfishoi numrin e votave

Edhe pse nuk arriti balotazhin në Rahovec, VV pesëfishoi numrin e votave

Lëvizja Vetëvendosje mund të mos ketë arritur që të hyjë në balotazh në shumë komuna, megjithatë, ka pasur rritje të dukshme në shumë prej tyre.

Në Kamenicë kjo Lëvizje arriti që të hyjë balotazh duke tetëfishuar numrin e votave.


Nga 800 vota në vitin 2013, në Kamenicë kandidati Qëndron Kastrati tetëfishoi numrin e votave duke çuar numrin e votave në rreth pesë mijë për këtë subjekt politik.

Vetëvendosje arriti që të ketë rritje në shumë komuna tjera, përkundër faktit që nuk hyri në balotazh.

Në Rahovec, kandidati Visar Korenica arriti që të rrisë për rreth pesë herë numrin e votave nga 800 vota në 2013 në mbi 3500 në këto zgjedhje.

Kjo rritje e VV-së në këtë qytet ka ndikuar që PDK të ketë rënie prej tre mijë votash në këtë komunë, e rritje të jashtëzakonshme të VV-së, sidomos në qytet.

Nga 100 vota në qytetin e Rahovecit, në këtë zonë VV arriti 2 mijë vota, rritje prej dy mijë për qind.

Korenica u dallua për fushatën e tij interesante, por nuk arriti të siguronte balotazhin, ani pse subjekti që ai ka përfaqësuar arriti të shënojë rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale në 2013. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori