LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse gjendet në pjesën më të prekur nga coronavirusi, kjo qytezë italiane me 1.200 banorë nuk ka të regjistruar as edhe një rast me COVID-19

Edhe pse gjendet në pjesën më të prekur nga coronavirusi, kjo qytezë italiane me 1.200 banorë nuk ka të regjistruar as edhe një rast me COVID-19

Ferrera Erbognone është një vend i vogël në Lombardi të Italisë. Atje jetojnë rreth 1.200 persona, shumica prej të  cilëve janë të moshës mbi 60-vjeç. Për këtë vend po shkruan pothuajse çdo media në Itali.

Edhe pse gjendet në epiqendrën e përhapjes së coronavirusit në veri të Italisë, atje nuk është regjistruar as edhe një person që është prekur nga COVID-19, transmeton Telegrafi.


Instituti i Neurologjisë Mondino në komunën Pavia, ka vendosur që paksa të hulumtojë rastin e Ferreras, kurse e gjithë kjo po arrihet me ndihmën e kryetarit të këtij vendi, Giovanni Fassina, i cili me profesion është profesor i shkencave të mjekësisë ligjore.

Ata duan t’ua bëjnë testin e gjakut qytetarëve të kësaj qyteze, për të përcaktuar nëse shumica e tyre janë imun ndaj coronavirusit i njohur ndryshe si COVID-19, shkruan La Stampa.

“Kemi përzgjedhur Ferreran pasi është një komunitet që deri më tani nuk ka regjistruar as edhe një rast me coronavirus”, ka thënë profesori Livio Pietro Tronconi, njëherit drejtor i përgjithshëm i Institutit.

Ky Institut do të testojë praninë e antitrupave te qytetarët e kësaj qyteze, e tashmë një numër i tyre janë lajmëruar për ta bërë një gjë të tillë.

Mirëpo kryetari Fassina nuk beson se fakti që asnjë rast me coronavirus nuk është regjistruar në këtë vend ka të bëjë me gjenetikën, pasi pretendon se banorët e këtij vendi janë të njëjtë sikurse gjithë të tjerët.

“Jam i bindur që shumë njerëz kanë pasur kontakt me virusin dhe infeksioni është zhvilluar në formë asimptomatike. Ne vetëm do të mund të përcaktonim përqindjen e popullatës që është imune”, ka shtuar Fassina. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori