LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është mbështeste e regjimit të Kremlinit, rusja kërkon paqe me Ukrainën

Edhe pse është mbështeste e regjimit të Kremlinit, rusja kërkon paqe me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin u tha nënave të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë se ndan dhimbjen e tyre, por këtë herë nuk shprehu keqardhje për agresionin ndaj Ukrainës, të cilin e quan “operacion special ushtarak”.

Ai dje më 25 nëntor ka pasur një takim me një grup prej 17 nënave të ushtarëve dhe me atë rast u është drejtuar atyre. Në fillim të takimit, i cili u transmetua edhe nga televizioni shtetëror, ai tha se asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e djalit të tyre.


Në të gjithë Rusinë ka nëna që ankohen hapur se djemtë e tyre janë të stërvitur keq për luftë, se nuk kanë armë dhe veshje të përshtatshme, veçanërisht ato që nevojiten për dimrin e ardhshëm.

Në një protestë të rrallë në Rusi, një mbështeste e regjimit të Kremlinit shihet duke protestuar dhe i kërkuar paqe presidentit të tyre.

“Putin president. Paqe. Uraaaaa”, dëgjohet duke bërtitur gruaja në videon që po qarkullon në rrjetet sociale.

Ndryshe, në takimin e djeshëm në Moskë, Putin u tha nënave se ai personalisht, por edhe udhëheqja shtetërore, ndan dhimbjen e tyre me humbjet e të bijve.

Ai i tha njërës prej nënave se “disa njerëz vdesin nga vodka dhe jeta e tyre kalon pa u vënë re. Por djali juaj vërtet jetoi dhe ia arriti qëllimit. Nuk vdiq kot”. /Telegrafi/