Site icon Telegrafi

Edhe përfaqësuesit e Donnarummas mohuan zënkën me Neymarin

(Fotomontazh: SPORTbible)

Përkundër rritjes së raportimeve që thonë Gianluigi Donnarumma dhe Neymar ishin pranë përplasjes fizike pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Real Madirid në Ligën e Kampionëve, dy protagonistët kanë mohuar diçka të tillë.

Marca në radhë të parë raportoi se dy yjet e PSG-së e kanë akuzuar njëri-tjetrin në zhveshtore për eliminimin, ndërsa më pas ESPN njoftoi se dy futbollistët ishin pranë përplasjes fizike në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, përfaqësuesit e portierit italian kanë përgënjeshtruar të ketë pasur një zënkë mes tij dhe sulmuesit brazilian.

(Fotomontazh: Instagram/Twitter)

Një gabim i Donnarummas shkaktoi rikthimin e Real Madridit në përballjen e të mërkurës mbrëma. Los Blancos fillimisht e barazuan rezultatin falë këtij gabimi përmes Karim Benzemas, ndërsa sulmuesi francez i shënoi edhe dy gola të tjerë në vazhdim për t’i dërguar Mbretërit në çerekfinale.

Lexo po ashtu Neymar publikon bisedën me Donnarumman në Whatsapp dhe përgënjeshtron përplasjen me portierin

Gardiani italian mori kritika të shumta nga mediat franceze dhe italiane për gabimin e pafalshëm, aq sa L’Equipe e quajti si “varrmihësi” i PSG-së dhe e vlerësoi me notë shumë të ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version