LAJMI I FUNDIT:

Edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë, vdes babai i gazetarit Berat Buzhala

Edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë, vdes babai i gazetarit Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala ka treguar se babai i tij ka ndërrruar jetë pasi ishte i prekur nga COVID-19.

Buzhala, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Ai tha se varrimi i tij do të bëhet në fshatin Çabiq të Klinës dhe në prezencë të familjarëve të ngushtë.


Postimi i plotë i Buzhalës:

Miq dhe mikesha,

Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen 🥰.

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.

Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.
Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura”, ka shkruara Buzhala.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se të premten tre persona kanë vdekur nga coronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Me rastin e sotëm numri i përgjithshëm  i viktimave në Kosovë, nga coronavirusi shkon në 98. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori