Alexei Kudrin, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është bërë zyrtari i fundit i lartë rusë që ka dhënë dorëheqje.

Reklama

Kudrin ishte në krye të komitetit të auditimit, dhe më parë kishte shërbyer si ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër, transmeton Telegrafi

Siç raporton Guardian, burimet sugjerojnë se pas largimit nga qeveria, ai mund të marrë një punë në gjigantin rus të teknologjisë Yandex.

Kudrin ka qenë një aleat i ngushtë i Vladimir Putin gjatë gjithë karrierës së tij, dhe sot ai u bë zyrtari më i lartë i qeverisë që dha dorëheqjen pas pushtimit të Ukrainës.

Ai tha se dëshiron të fokusohet në “projekte të mëdha”, dhe shtoi se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë pas dorëheqjes.

Reklama
Reklama

Megjithatë, ai theksoi se dorëheqja ishte vendim i tij: “Po, ishte iniciativa ime. Jam në kërkim të projekteve të reja, interesante për t’iu përkushtuar”. /Telegrafi/