Nënkryetarja e Shoqatës Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit-“Boki 13”, Jasna Mandiq ka marrë 233 mijë euro me marrëveshje autoriale, përcjell Telma.
Ideja e ndërtimit të një qendre moderne evropiane për persona të moshuar në bazë të projekteve të parashikuara në vendbanimin Karposh, e ka mbështetur kompania strugane Drim Bilding DOOEL.
Për dallim nga biznesmenët tjerë, struganët e kanë obliguar kryetarin e Shoqatës “Boki 13” dhe i kanë dhënë afat prej 120 deri më 180 ditë që të sigurojnë dokumentacionin për fillimin e projektit.
Shoqata është dashur të sigurojë lokacion, projekt dhe lejen e ndërtimit. Afati prej tre muajve kishte kaluar, ndërsa partnerët e “Boki 13” i kanë kërkuar 350 mijë euro prapa me gjobat e grumbulluara./Telegrafi/