LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Mitrovicën veriore, procesi i votimit i qetë dhe pa eksese

Edhe në Mitrovicën veriore, procesi i votimit i qetë dhe pa eksese

Janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit në Mitrovicën veriore në orën 19:00, ku çdo gjë ka shkuar në mënyrë të qetë dhe pa eksese.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.


“Dita sot ka qenë e qetë dhe pa eksese. Çdo gjë ka shkuar në mënyrë të rregullt”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, misioni i OSBE-së në Kosovë, është kyçur në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke ofruar kështu mbështetje teknike Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, mësohet se rreth 40 për qind është dalja e votuesve në veri të Mitrovicës.

Nga 7 qendra të votimit në Mitrovicën veriore numri i votuesve ka qenë rreth 22 mijë. /Telegrafi/