LAJMI I FUNDIT:

Edhe në fundjavë mot i mirë

Edhe në fundjavë mot i mirë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”.


“Reshjet parashihen të vijnë gjatë orëve të para të ditës së hënë, kurse në veriperëndim të vendit ka mundësi që këto reshje të vijnë në orët e vona të ditës së diel”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/