LAJMI I FUNDIT:

Edhe Mbappe me donacion kundër coronavirusit

Edhe Mbappe me donacion kundër coronavirusit

Edhe Kylina Mmbappe i është bashkuar iniciativës për të bërë donacione te spitalet që po luftojnë me coronavirusin.

Pandemia botërore tashmë ka marrë jetën e 27 mijë personave, derisa 30 mijë njerëz janë të infektuar vetëm në Francë.


Ylli i Paris Saint-Germain i është bashkuar shumë lojtarëve që po dhurojnë donacione në luftën kundër pandemisë botërore.

‘Abbe Pierre Foundation’ ka zbuluar se kanë pranuar një donacion nga Mbappe, mirëpo nuk kanë dashur të zbulojnë shumën që kanë pranuar.

Ata vetëm kanë falënderuar sulmuesin për zemërgjerësinë e tij për t’u ndalë në ndihmë zonave të prekura me virusin vdekjeprurës. /Telegrafi/