Edhe Klinika e Reumatologjisë në QKUK do të fillojë të trajtojë pacientët e prekur me coronavirus.

Drejtori i kësaj klinike, Avni Kryeziu thotë për RTV Dukagjinin se kjo klinikë ka në dispozicion vetëm 26 shtretër por sipas tij jot ë gjithë mund të përdoren për trajtimin e pacientëve me coronavirus.

“Vetëm 21 shtretër posedojnë sistemin e oksigjenimit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeziu thotë se në Klinikën e Reumatologjisë ka pacientë që trajtohen prej vitesh dhe me këto ndryshime edhe ata do të preken.

“Duhet të bëhet një zgjedhje edhe për pacientët që janë trajtuar deri më tani në këtë klinikë”.

Kryeziu thotë se edhe reumatologët që nga qershori janë duke mbajtur kujdestari në të gjitha hapësirat ku ka pacientë me COVID-19.

“Ne edhe tash trajtojmë pacientët me coronavirus, por nëse vjen puna që në Klinikën e Reumatologjisë të vijnë pacientë me COVID-19 sigurisht se ne do të merremi me trajtimin e tyre. Por do të kemi nevojë edhe për shumë tjerë pasi kemi mungesë të stafit të mesëm e sidomos infermierëve”.

Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë thotë se edhe gjinekologët dhe kardiologët duhet t’i trajtojnë pacientët me coronavirus.

“Nuk ka kuptim që ne të bëjmë kujdestari në Gjinekologji e gjinekologët të mos merren me rastet COVID-19 që kanë në klinikat e tyre. Ata para se të jenë specialistë jëne mjek të përgjithshëm”, deklaroi ndër të tjera Avni Kryeziu./Telegrafi/