Shkencëtarët kanë pikasur vrima të reja gjigante, së bashku me dhjetëra të tjera më të vogla, në të njëjtën zonë ku tre kratere të tjera të mëdha u vunë re në Gadishullin Yamal vitin e kaluar.

Gropat e mëdha mendohet të jenë shkaktuar nga ndonjë shpërthim i gazit metan nga një shtresë e trashë nënujore e tokës që mbetet e ngrirë gjatë gjithë vitit, pasi rritja e temperaturave po shkakton shkrirjen e tokës së ngrirë.


Kjo ka ngjallur frikën se krateret mund të bëhen më të zakonshme teksa ndryshimi i klimës vazhdon të ngrohë atmosferën. Ndërsa po ngre alarmin se zona po përballet me kanosjen e një fatkeqësie natyrore.

Një nga krateret e reja, e rrethuar nga të paktën 20 vrima më te vogla, është vetëm gjashtë milje nga një fabrikë e madhe e prodhimit të gazit.

Ekspertët kanë parashikuar se mund të jenë afro edhe 30 kratere të tjerë në pritje për t’u zbuluar. /Telegrafi/