Ripërpunimi i këngëve tashmë është kthyer në një trend te këngëtarët shqiptarë.
Kënga “Pash dy sytë” e këngëtares Fatjeta Barbullushi duket se është kthyer në atraksion, pasi vetëm për dy ditë, dy këngëtarë të njohur kanë sjell ripërpunime të saj.
Ishte fillimisht Bruno, e ndërsa tani edhe Albatrit Muqiqi ka sjell një ‘cover’ të po kësaj kënge.
Kënga është punuar nga Ilir Berani në muzikë dhe tekst, gjersa ripërpunimi është bërë në studion e Shkumbin Nebihut.
Ky ripërpunim është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, pa videoklip.
Nga komentet e para, duket se kënga është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/