LAJMI I FUNDIT:

​Edhe 59 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

​Edhe 59 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

59 raste të reja të virusit Covid-19 janë regjistruar në Mal të Zi, dhe dy njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 695 dhe 10 vdekje, ndërsa 680 raste aktualisht janë aktive, raportojnë mediat në Podgoricë.


Në 24 orët e fundit janë testuar 565 mostra, dhe shumica e pacientëve të ri ishin nga Podgorica.

“Në mesin e pozitivëve ishte një mostër e një personi që ndërroi jetë dje dhe që dyshohej se vdiq si pasojë e koronavirusit”, njofton Instituti. /kp/Telegrafi/