LAJMI I FUNDIT:

Ecolog i thotë ‘PO’ Shkëndijës (Video)

Ecolog i thotë ‘PO’ Shkëndijës (Video)

Pronari i kompanisë Ecolog International, Lazim Destani, me një video mesazh iu drejtua gjithë tifozëve dhe adhuruesve të klubit futbollistik Shkëndija nga Tetova duke thënë ‘PO-në’ e shumëpritur që klubi tetovar të menaxhohet nga Ecolog.

Duke u nisur nga fakti se skuadra më e njohur shqiptare në futboll në Republikën e Maqedonisë, Shkëndija, gjendej para një krize dhe falimentimi total si klub – tifozët, sportdashësit, bashkëkombësit nga të gjitha trevat, si edhe personalitetet e njohura, bënë një fushatë me kërkesën “Ecolog thuaj PO” dhe në fund fjala e tyre u dëgjua.

“Të nderuar miq, të nderuar tifozë, të nderuar ‘Ballistë’, Ecologu thotë: ‘PO Shkëndija’. Prej këtij çasti, klubi i futbollit, Shkëndija, bëhet pjesë e familjes Ecolog”, deklaroi mes tjerash Destani. /Shqipmedia/Telegrafi/