LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 19° fair_night

“EC Ma Ndryshe” publikon platformën online për muzetë e Kosovës

“EC Ma Ndryshe” publikon platformën online për muzetë e Kosovës

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të hënën ka publikuar platformën online Muzeu.info dedikuar muzeve në Kosovë.

Sipas njoftimit qëllimi është që muzetë të jenë më të qasshme për qytetarët dhe turistët.

“Në këtë platformë, aktualisht ofrohen informata për muzetë aktive në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, përfshirë llojin e muzeut, artefaktet e ekspozuara, lokacionin, orarin e punës, kontaktet, etj. me qëllim që ato të jenë më të qasshme për qytetarët dhe turistët”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


EC Ma Ndryshe ka bërë të ditur se përmes kësaj platforme synohet promovimi i muzeve të Kosovës, rritja e numrit të vizitorëve, orientimi më i lehtë i turistëve, sikurse edhe digjitalizimi i të dhënave të hulumtuara.

Kjo organizatë ka shtuar se në mënyrë të vazhdueshme do ta pasurojë platformën me informata të duhura për muzetë në Kosovë, raporton Telegrafi.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Rajoni i Gjakovës
Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Premier League
Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Politikë
Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori