Tanimë është konfirmuar zyrtarisht se diktatori Kim Jong-un ka vrarë ministrin e Mbrojtjes, Hyon Yong-chol.

Brutal është fakti se Yong-chol u ekzekutua me flakëhedhës. Ai kishte më pak se një vit që ishte vendosur në këtë post të rëndësishëm, por u ndëshkua pasi tregoi mungesë respekti dhe besimi tek lideri Kim Jong-un, transmeton mapo.al.


Disa burime thonë se ai e ka kundërshtuar diktatorin gjatë një diskutimi për çështje ushtarake. Ekzekutimin e tij më 30 prill e ndoqën qindra zyrtarë të qeverisë. Ministri i ri i Mbrojtjes do jetë Pak Yong-sik.

Ai është një nga anëtarët e Byrosë Politike të ushtrisë koreane dhe një njeri i besuar i Kim Jong-un.
Sipas mediave të Koresë së Jugut, që kur mori detyrën në dhjetor të vitit 2011, Kim Jong Un ka ekzekutuar së paku 70 zyrtarë të nivelit të lartë.

Në fund të vitit 2013 ai ekzekutoi edhe burrin e hallës, për tradhti. Ai njihej si njeriu i dytë më i rëndësishëm në shtetin diktatorial.

korea