LAJMI I FUNDIT:

E veshur me të brendshme, Bleona paralajmëron projektin e ri

E veshur me të brendshme, Bleona paralajmëron projektin e ri

Bleona Qereti asnjëherë nuk ka hezituar të vë në plan të parë figurën trupore gjatë karrierës së saj artistike.

Këngëtarja shqiptare, e cila po ndërton karrierë ndërkombëtare, vazhdon me lansimin e projekteve të reja muzikore.


Një të tillë, ajo pritet ta lansojë në një të ardhme të afërt dhe pikërisht këtë e ka paralajmëruar përmes një postimi në Instagram, ku numëron mbi 430 mijë ndjekës.

View this post on Instagram

Monster … out soon – stay tuned 🔥

A post shared by Bleona (@bleona) on Sep 17, 2018 at 1:59pm PDT

Në bazë të njoftimit të saj, kënga e re do të titullohet “Monster” dhe do të lansohet në një të ardhme të afërt.

“‘Monster’, del së shpejti… Rrini gati”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë.

“I Don’t Need Your Love” është një prej materialeve më të fundit muzikore të Bleonës që u lansua në muajin qershor të këtij viti. /Telegrafi/