Paris Hilton u ka thënë bashkëpunëtorëve të saj se do t’i padisë të gjithë njerëzit përgjegjës për kamerën e fshehtë kinse po rrëzohej aeroplani.
Pasanikja amerikane është frikësuar jashtëzakonisht shumë, kur një ekip televiziv egjiptian u shtirën sikur aeroplani të kishte defekt dhe të rrëzohej.
Kjo ka bërë që Paris të reagojë ashpër. Ajo madje u ka telefonuar avokatëve të saj që të gjejnë personat përgjegjës.
Ata i kanë thënë biondes së njohur se mund t’i padisë për ‘shqetësim emocional’ dhe ajo është zotuar ta bëjë këtë.
Hilton ka thënë se realiteti ka qenë shumë më keq se ajo që shihet në video. Sipas saj, aeroplani thuajse ishte përplasur në ujë gjatë rënies dhe se ka mundur të ndodhë në të vërtetë ndonjë aksident tragjik. /Telegrafi/