Një grup i të rinjve i vënë flakën qenit vetëm për kënaqësi, derisa dëgjohen duke qeshur në momentin kur qeni vrapon në drejtim të tyre duke kërkuar ndihmë.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra tek organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, transmeton Telegrafi.
Një video shokuese, tregon momentin kur disa të rinjë i vënë flakën qenit me mjete piroteknike.
Në video, shihen se si të rinjtë e bëjnë këtë vepër të pafalshme vetëm sa për të humbur kohë.
Ngjarja raportohet se është filmuar në San Luis Potosi në Meksikë, ndërsa është postuar nga organizata Change.org, që ka organizuar një peticion me të cilin kërkohet të dënohen përgjegjësit. /Telegrafi/