E tmerrshme: Siriani groposet i gjallë (Video)

Në incizim dëgjohen ushtarët tek thonë se aktivisti është zbuluar derisa me kamerë po incizonte forcat ushtarake. Viktima cilësohet si “shtazë” dhe “qen nga Al-Qusayr” - qytet kryengritës afër Homsit.
Filmi është bërë më 25 prill dhe shfaq ushtrinë siriane. Kjo nuk është konfirmuar saktë, meqë tash vonë janë lëshuar këto pamje, ndërsa nuk shihet fytyra e asnjë ushtari të pranishëm. Një teori është se ajo është vënë në internet për të penguar aktivistët e tjerë, ndërsa një sugjerim tjetër është se ushtari i tronditur nga brutaliteti i vrasjes mund ta ketë lëshuar vetë këtë incizim.
Grupet e opozitës siriane tha se ata janë duke u përpjekur për të përcaktuar origjinën dhe origjinalitetin e filmit - të fundit në vargun e videove të tmerrshme të kasaphanës siriane.
Nga analiza, militantët e përfshirë dyshohet se mund të jenë nga njësitet jo të rregullta, si grupi kriminal “Shabiha”, i afërt me regjimin, që përdoret për provokime dhe vrasje. /Telegrafi/




















































