Pas kësaj ata morën një taksi dhe shkuan në një saunë aty afër, e ku Dimitry mori një birrë tjetër. Pas kësaj ai nuk mban mend asgjë tjetër, veçse kur u zgjua me një dhimbje të tmerrshme dhe pa pantallonat e gjakosura.

Nikolaev ishte vetëm kur mbërriti në spital dhe mjekët i thanë se ai ishte droguar dhe testikujt i janë hequr nga dikush që duhet të ketë qenë ekspert në kastrim. Policia ruse beson se 30-vjeçari kishte rënë pre nga një bandë kriminale, e cila i ka shitur organet e tij në tregun e zi.


Ai kaloi orë të tëra nën kujdesin intensiv, ku iu nënshtrua një operacioni të dytë për të mbyllur plagën.

Ai iu shfajësua gruas se ishte i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni urgjent në organet gjenitale, për shkak të një sëmundjeje të papritur. /Shekulli Online/The Mirror/