Sipas medieve të huaja, polici e ka qëlluar në kokë adoleshentin Kluivert Roa, gjatë konfliktit ndërmjet protestuesve dhe policisë, transmeton Telegrafi.

“Polici Havijer Mora Ortis (23) ka pranuar se ka gjuajtur në drejtim të djaloshit me një municion plastik”, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij vendi.


Gjithashtu, menjëherë ka ardhur edhe reagimi i presidentit venezuelas Nikolas Maduru dhe zyrtarëve të qeverisë.

Në fotografi dhe video shihet se si djaloshi është i shtrirë në një pellg gjaku me një çantë në shpinë, derisa një burrë tenton për t’ia ndalë gjakderdhjen, transmeton Telegrafi. Djali kishte vdekur gjatë rrugës për në spital.

Takimi i cili kishte filluar si një demonstratë e vogël kundër qeverisë socialiste ishte shndërruar në një protestë të madhe në San Kristobal, me çka edhe të gjitha bizneset dhe transporti publik kishin ndërprerë aktivitetet e tyre. /Telegrafi/

djaloshi1

djaloshi2