Site icon Telegrafi

E sulmojnë pastaj i marrin dy telefona dhe një zingjir nga qafa

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ja njoftuar për një rast lëndim i rëndë trupor që ka ndodhur në Lipjan.

Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, dhe i kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona.

Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/

Exit mobile version