LAJMI I FUNDIT:

E shkelin n’zebër

E shkelin n’zebër

Sokol Bashota, kryetar i Komunës së Klinës, derisa po udhëtonte me veturën e tij zyrtare, ka aksidentuar një qytetar rasti.

Bashota nuk ka qenë duke vozitur veturën e tij, por ka qëlluar vetëm si pasagjer.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vragoli në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku si pasojë e goditjes me veturën zyrtare, lëndime të rënda ka pësuar një 80 vjeçar, që besohet se është nga komuna e Klinës.

“Ai është goditur derisa po kalonte zebrat në këtë fshat”, ka thënë një dëshmitar i rastit për gazetën Express.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke shtuar se Sokol Bashota dhe ngasësi i veturës tashmë janë intervistuar nga Policia e Kosovës.

“Janë dy persona që janë marrë në pyetje nga policia. Njëri nga ta është kryetari i Komunës së Klinës”, ka thënë për Express Flora Ahmeti, zyrtare për informim e Policisë së Kosovës.

Gjendja e të aksidentuarit, sipas mjekëve në Qendrën Klinike Universitare, është jashtë rrezikut për jetë.

Basri Lenjani, shefi i Emergjencës, ka thënë se pacienti është sjellë në këtë qendër dhe se atij i janë ofruar të gjitha shërbimet mjekësore. Sipas tij, pacienti është i shtrirë në qendër e diagnostifikimit dhe ka disa lëndime.

“Ai ka disa lëndime në gjoks, kokë etj., por gjendja e tij është stabile”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka thënë se pas marrjes së deklaratave nga vozitësi i veturës dhe kryetari i komunës së Klinës të dy janë liruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori