LAJMI I FUNDIT:

E shkeli traktori, vdes 17 vjeçarja në Gjakovë

E shkeli traktori, vdes 17 vjeçarja në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka marr informatë se sot rreth orës 16 e 30 në lagjen Shkugëz në Gjakovë, në afërsi të restorantit “La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.

Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.


Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë të dritave, duke mos vërejtur këmbësorët, ka goditur njërën prej tyre, me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nga lëndimet e rënda E. B, femër e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Personi i dyshuar I. H , i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. /kp/Telegrafi/