LAJMI I FUNDIT:

E rrëmbyera nga Vushtrria, gjendet e vrarë në rajonin e Podujevës

E rrëmbyera nga Vushtrria, gjendet e vrarë në rajonin e Podujevës

Një grua 42 vjeçare, e cilësuar si e rrëmbyer në Vushtrri, që nga data 3 dhjetor, 2012, është gjetur, pa shenja jete, në fshatin Lupq i Epërm, të Podujevës.

Që nga data 3 dhjetor, 2012, Policia e Kosovës, ishte në kërkim të personit të gjinisë femërore, H.Tunuzliu (1970), nga fshati Dërvar i Vushtrrisë, pasi familjarët e saj, kishin njoftuar policinë e Kosovës, se e njëjta mund të ishte rrëmbyer nga persona të panjohur.

“Trupi i pajetë, e viktimës ishte gjetur në ditën e shtunë, më 8 dhjetor, në fshatin Lupq i Epërm, të Podujevës ndërsa pas bashkëpunimit në mes të hetuesve rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dhe atyre në Prishtinë, kufoma ishte identifikuar si viktima e raportuar e humbur nga data 3 dhjetor”, thuhet në kumtesën e Policisë.


Si rezultat i një bashkëpunimi në mes të hetuesve policor, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar të mundshëm si kryes të aktit të këtij akti kriminal.

I dyshuari 58 vjeçar, banor i Vushtrrisë, është arrestuar dhe i është dorëzuar hetuesve për krime të rënda në rajonin e Prishtinës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është cilësuar si vepër penale “vrasje e rëndë” ndërsa hetimet do të udhëhiqen nga hetuesit rajonal të Policisë së Kosovës në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori