Dy persona, zyrtarë të Gjendjes civile në Gjakovë janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës.

Të njëjtit kishin pajisur me dokumente të Kosovës një person të cilin e kishin regjistruar me fotografi dhe të dhëna të një personi tjetër.

“Gjakovë (NN) 2016-2017 NN. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i PK-së, më 15.09.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë zyrtarë të Gjendjes civile, pasi që të njëjtit në sistemin elektronik kanë rexhistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arrit ta pajisin me dokumente të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/