"E Majta" do të dorëzojë iniciativë të re për referendum
15/09/2022
Partia "E Majta" njoftoi se do të dorëzojë nismë të re për referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, tha deputeti Borislav Krmov në konferencë për shtyp në Kuvend.
Ai deklaroi se dje për këtë temë kanë diskutuar edhe autoritetet më të larta të partisë, por nuk kanë specifikuar se si do të jetë pyetja e referendumit, e cila me siguri do të jetë me shenjë kundër.
Nga kjo parti thanë se nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi e refuzon edhe këtë iniciativë, së bashku me OBRM-PDUKM-në, kanë paralajmëruar bllokadë të plotë të Kuvendit.
Ndryshe, ditë më parë Talat Xhaferi e refuzoi iniciativën e OBRM-PDUKM-së për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, me arsyetimin se është kundër Kushtetutës./Telegrafi/


