E majta ka tetë kryebashkiake

Domethënëse në këto zgjedhjeve vendore, veç votimit për herë të parë sipas reformës së re territoriale, është edhe rritja e pjesëmarrjes së grave në këtë garë.
Sipas rezultateve të deritanishme do të kemi tetë gra, të cilat do të jenë në krye të tetë bashkive të vendit, që përfaqësojnë Aleancën për Shqipërinë Europiane.
Gratë të cilat janë konfirmuar fituese janë: Luljeta Dollani në Bashkinë e Gramshit, Florjana Koka në Bashkinë e Sarandës, Juliana Memaj në Bashkinë e Urës Vajgurore, Majlinda Bufi në Bashkinë e Roskovecit, Luiza Mandi në Bashkinë e Libohovës, Zamira Rami në Bashkinë e Gjirokastrës, Miranda Rira në Bashkinë e Përrenjasit dhe Rajmonda Balili në Bashkinë e Patosit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































