Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale.
Ai nuk mund të ishte prezent në natën gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”, e krejt kjo për shkak se vazhdon të mbetet i arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Në kohën që ky arrestim ndodhi, Stresi u bë një personazh shumë i përfolur në media, kjo për faktin se arrestimi ndodhi në një hotel, ku ai u pa nën shoqërinë e një tjetër femre.
Shumë media shkruan se reperi kishte tradhtuar të fejuarën e tij, Kejsin, por kjo e fundit e demantoi një gjë të tillë, ndërsa vazhdimisht dhuroi mbështetje për të fejuarin e saj.
Duke treguar se sa shumë e do, Kejsi së fundmi ka publikuar në InstaStory disa imazhe, ku shfaqet bashkë me Stresin duke shijuar momente të ëmbla së bashku në shtrat.
Këto fotografi të realizuara në të kaluarën, kanë treguar nostalgjinë që Kejsi ka për Stresin, lirimin e të cilit e pret tash e sa kohë.
Imazhet në fjalë janë komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/