LAJMI I FUNDIT:

E bën edhe këtë Kremlini, i kërkon një fabrike të veturave në Kinë që t’ua ndërrojë logot mjeteve motorike që të duken se janë prodhuar në Rusi

E bën edhe këtë Kremlini, i kërkon një fabrike të veturave në Kinë që t’ua ndërrojë logot mjeteve motorike që të duken se janë prodhuar në Rusi

Se ekonomia ruse po kolapson e dëshmojnë shumë raporte, ndërsa nga Kremlini vazhdimisht heshtin për këtë çështje.

Madje njerëzit e presidentit rus Vladimir Putin, mundohen ta proklamojnë propagandën kinse në Rusi jetohet mirë dhe nuk ka fare problem sociale, transmeton Telegrafi.


Megjithatë një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale tregon sesi Rusia me çdo kusht po mundohet të mashtroj botën, kinse po vazhdon me prodhimin e produkteve të ndryshme.

Një bloger që raportonte brenda një fabrike të veturave në Kinë, postoi videon ku shihet se veturave të përfunduara u hiqen disa logo, me qëllim që kur të dërgohen në Rusi të duken sikur janë prodhuar nga Kremlini – pra “Made in Russia”.

Kujtojmë që shumë fabrika dhe korporata ruse kanë falimentuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kjo për shkak të sanksioneve të vëna nga vendet perëndimore si kundërpërgjigje. /Telegrafi/