Mërgim Vojvoda mund ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit italian Serie A.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka bërë një sezon të mirë në Superligën e Belgjikës me Standard Liege.
25-vjeçari ka zhvilluar këtë 30 ndeshje, treksa ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.
E falë formës së mirë, Vojvoda ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.
Mediat belge kanë raportuar se tri skuadra të njohura italiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Lazio, Fiorentina dhe Torino janë skuadrat e interesuara për Vojvodën dhe duan transferimin e tij në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës.
Standarti e vlerëson shumë yllin kosovar, mirëpo do të ishte gati ta shiste nëse vije një ofertë mbi katër milionë euro.
Kujtojmë që Vojvoda edicionin e kaluar nga Royal Mosceron për 1,2 milionë euro. /Telegrafi/