LAJMI I FUNDIT:

Dzeko i befasuar që startoi para Tevez

Dzeko i befasuar që startoi para Tevez

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, ka pranuar se ai nuk e ka pritur që të jetë titullar në ndeshjen ndaj Norwichit ku City fitoi me rezultat 4-3.

“Unë nuk e kam pritur që të luaj sepse në stërvitje u duk që trajneri do të zgjedhte Tevezin. Unë isha i befasuar para ndeshjes kur menaxheri bëri të ditura formacionet”.

“Unë shënova dy gola dhe jam shumë i kënaqur. Ne besojmë se mund të kthehemi në luftë për titull dhe besoj se tani e tutje do të hyjmë në ecuri fitoresh”, ka potencuar Dzeko.