LAJMI I FUNDIT:

Dyzet nënoficerë të FSK-së kryejnë kursin e lartë të nënoficerit

Dyzet nënoficerë të FSK-së kryejnë kursin e lartë të nënoficerit

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, në Ferizaj, të premten u organizua ceremonia e diplomimit të 40 nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë; Gjeneralbrigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve në Ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Blake Storey, komandant i BSHL në Bonsteel, Kolonel Fabi dhe Rreshtermajor i Komandës së KFOR-it, Ollaf si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së.

Kolonel Blake Storey komandanti i BSHL-së, në Bonsteel, me rastin e certifikimit, tha: “unë e vlerësoj lartë guximin tuaj, ky kurs është shumë i rëndësishëm për nënoficerë-senior. Shpresoj se njohuritë e marra, në këtë kurs, do t’i bartni me sukses në njësitet tuaja, tek pjesëtarët tjerë të FSK-së, të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij kursi. Kam besim se ju me sukses do të kryeni edhe kurse tjera më të larta”.

Ndërsa, komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, në përgjithësi ka falënderuar instruktorët e KFOR-it, për bashkëpunimin dhe në veçanti Amerikën dhe shtetin e Iowas, për të shtuar, se FSK-ja çdo ditë po arrin suksese dhe ngritje profesionale në të gjitha lëmit e saj.

Gjeneralbrigade Enver Cikaqi, diplomimin e 40 nënoficerëve e ndërlidhi, simbolikisht, me rënien heroike të 40 dëshmorëve në Zonën e Pashtrikut, dhe të Komandant Mujë Krasniqit, “kjo është një rastësi, që sot po diplomojnë dyzet nënoficerë të lartë të FSK-së, të cilët do të jenë në krye të detyrave të cilat do të caktohen nga stafi i lartë i lartë i FSK-së”

Në fund, u dhanë mirënjohje: Rreshter Naim Shala, Rreshter Fatmir Rama, Rreshter Xhevdet Zymeri dhe Rreshter Haxhi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori