Dyshojnë se është hajdut, fëmija rrihet brutalisht deri në vdekje (Video)

Ai i është dorëzuar policisë, për të vënë para përgjegjësisë autorin e dhunës.
Në videon (e cila përmban pamje të dhimbshme), e cila është regjistruar nëpërmjet një aparati celular dhe është postuar më pas në Facebook, vihet re një grup meshkujsh, të cilët torturojnë Samiul Alam Rajon, pasi e kanë lidhur në një shtyllë, pranë një stacioni autobusi në Sylhet, në veri të shtetit aziatik.
Djaloshi është i terrorizuar dhe shpesh herë kërkon mëshirë, por dhunuesit vijojnë ta rrahin me një shkop edhe kur ai bie përtokë. Trupi i tij është braktisur më pas në një zonë të izoluar, në largësi të qytetit.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur më 8 korrik para syve të njerëzve të shumtë, të cilët nuk kanë ndërhyrë për të shpëtuar adoleshentin e vdekur, sipas autopsisë, për shkak të një hemorragjie cerebrale, për shkak të dhunës.
Kjo vrasje brutale ka shkaktuar polemika dhe reagime të shumta në rrjetet sociale dhe veçanërisht në Twitter ku ka nisur një fushatë me hashtagun #JusticeforRajon si dhe manifestime në rrugë ku kërkohet ndëshkimi i agresorëve, përfshirë edhe atë që ka filmuar videon.
















































