Site icon Telegrafi

Dyshohet për tentim-vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Jakoc të Gjakovës, pasi dyshohet se ka kryer një vepër penale, vrasje në tentativë, më datë 26.04.2020.

I dyshuari është Z.P. i lindur më datë 1992, nga fshati Jahoc KK. Gjakovë, i cili është shoqëruar

në polici, është intervistuar në prezencën e mbrojtësit, dhe ka pohuar se ka kryer veprën në mënyrë aksidentale.

Policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kishte gjetur një sasi armësh.

“Sektori Rajonal i hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, pas një pune efektive dhe intensive operativo-hetimore, sot më datë 18.05.2010 ka realizuar plan operativ – bastisje me Urdhër te Gjykatës, në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Jahoc, KK-e Gjakovë. Kontrolli është realizuar në lidhje me rastin Vrasje në tentativë, i ndodhur më datë 26.04.2020, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, si dëshmi, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar:  një arme automatike e tipit AK-47, me numër serik 040847-87, e cila dyshohet të jetë e implikuar- përdorur në rast, e cila ka qenë pa karikator, – një armë tjetër automatike, e tipit AK-47 se bashku me një karikator me 15 fishekë me numër serik 0107917-90 , si dhe 3 karikator me 76 fishekë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me vendim të prokurorit të çështjes, personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version