Pesë persona të prekur me coronavirus dyshohet se kanë vdekur sot në Klinikën Infektive të QKUK, duke çuar nç 71 numrin e viktimave nga ky virus në Kosovë 

Vdekjen e një 70-vjeçari nga Mitrovica e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, më saktësisht vajza e të ndjerit.

Ndërsa, askush nga zyrtarët e shëndetësisë as nga QKUK, as nga Ministria nuk i kanë konfirmuar rastet e vdekjes.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë drejtuesë të Klinikës Infektive, QKUK-së dhe Ministrisë të Shëndetësisë, por ata kanë qenë të paqasshëm.

Policia bllokon Klinikën Infektive, largohen disa trupa të pajetë Policia bllokon Klinikën Infektive, largohen disa trupa të pajetë

Të infektuarit dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit.

Klinika e Infektive që nga mëngjesi është rrethuar pjesëtarë të  Policisë së Kosovës, kurse ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë qëdruar në Klinikën Infektive, pot ai  është larguar nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pa e thënë asnjë fjalë para medieve.

Në njoftimin e IKSHPK-së të shtunën u raportua për tetë viktima nga coronavirusi, kurse me pesë rastet e sotme, shkon në 71 numrii i  përgjithshëm të viktimave.

Sot në ora 13:00, kryeministri Avdullah Hoti do të takohet me drejtuesit e institucioneve shëndetësore. Edhe Qeveria e Kosovës, pritet që të mbajë mbledhje në orën 15:00, ku pritet të vendosen masa të reja kundër koronavirusit./Telegrafi/