Një rrahje brutale që ka ndodhur në metronë e Londrës mes dy femrave dhe dy meshkujve, është filmuar nga një pasagjer që kishte mbetur i shokuar me atë çfarë kishte ndodhur.
Incidenti kishte ndodhur në trenin që po udhëtonte nga Londra në Birmingham, kurse viktima dhe shoqëruesi i saj ishin futur në telashe nga një femër tjetër dhe shoqëruesi i saj, transmeton Telegrafi.
E gjithë ngjarja filloi kur sulmuesja iu afrua dyshes dhe i pyeti nëse i kishin hedhur ushqim në kokë, dhe pasi që ata mohuan akuzën kategorikisht, ajo filloi t’i fyej.
Disa sekonda më vonë situata eskaloi dhe sulmuesja ia mësyu viktimës të cilën nuk e kurseu për asnjë moment – duke e goditur me grushta, shqelma e madje e tërhiqte zvarrë për flokë.
Dhe nuk kaloi gjatë kur në “luftë” u kyçën edhe partnerët e tyre për t’ju dalë në mbrojtje atyre. Megjithatë gjithçka përfundoi kur një burrë u hyri në mes dhe qetësoi situatën. /Telegrafi/