LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe 108 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 811 testime të dyshuara, prej të cilave janë evidentuar 108 raste pozitive dhe dy pacientë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim 179 qytetarë, ku 18 janë në terapi intensive, kurse pesë të tjerë janë të intubuar.


Gentiana Qirjako nga ISHP-ja u shpreh se 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mposhtur Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 590
Shkodër 381
Elbasan 309
Lezhë 295
Fier 259
Korçë 246
Vlorë 204
Kukës 155
Berat 112
Dibër 96
Gjirokastër 76.

Autoritetet shëndetësore deri tani kanë kryer 84722 testime, nga të cilat mbi 13 mijë kanë rezultuar pozitive. Ajo që mbetet shqetësuese lidhet me numrin në rritje të rasteve aktive, të cilat sipas MSH-së kanë shkuar në 5381.

Qarku më i prekur nga pandemia vijon të mbetet Tirana. Nga 375 të vdekur gjithsej, 177 numërohen në kryeqytet, ndërsa më pas vjen Durrësi dhe Shkodra. Kurse qarku më pak i prekur është ai i Beratit, ku deri tani kanë humbur jetën dy pacientë.

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskë si dhe të shmangin ambientet ku ka grumbullime masive.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori