Policia ka arrestuar Viridiana Alvarez pasi ishte filmuar dhe fotografuar nga studentët tjerë duke nxjerrë një armë nga çanta e saj të cilën e kishte vendosur në kokën e Victoria Myers, transmeton Telegrafi.

Policia e kampit, sipas raportimeve, kishte reaguar para se dikush të lëndohej.


Megjithatë, Victoria Myers, nuk e kishte kuptuar se i ishte vendosur arma në kokën e saj.

“Nuk e dija se kishte ndodhur diçka e tillë deri sa i pash fotografitë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, Alvarez, 33, i kishte thënë policisë se arma nuk ishte e mbushur dhe se ajo vetëm kishte tentuar ta “frikësonte” Viktorian. Ajo tani më gjendet në burg. /Telegrafi/