Telegrafi

Dy shokë ndërtojnë biçikletën më të gjatë dhe të lëvizshme në botë

Dy shokë nga Franca thanë se atyre iu deshën rreth 5 vjet për të realizuar ëndrrën e tyre për të ndërtuar biçikletën më të gjatë në botë, e cila ka një lartësi prej 7 metrave.

Nicolas Barrioz dhe David Peyrou thanë se ata erdhën me idenë për ndërtimin e biçikletës ndërsa pinin një pije, dhe shpejt e gjetën veten duke krijuar dizajne, përcjell Telegrafi.

Dyshja tha se iu deshën rreth 2 vjet vetëm për të ndërtuar atë.

“Nuk është e mundur t’ju tregoj djersën dhe lotët”, tha Barrioz për Guinness.

Bëhet e ditur se biçikleta e përfunduar u çertifikua zyrtarisht si më e gjata në botë.

“Kjo përvojë ka transformuar plotësisht botëkuptimin tim. Para kësaj, kisha vërtet nevojë për vetëbesim, isha i turpshëm dhe kisha një opinion negativ për veten. Tani është më mirë dhe ndonjëherë ndihem i pandalshëm”, shtoi Barrioz. /Telegrafi/