Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të sulmeve seksuale në 24 orë, njëra në Graçanicë dhe tjetra në Pejë. 

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në të dy raste personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Graçanicë 23.06.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 23.06.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/