LAJMI I FUNDIT:

Dy produkte e vetme që ju duhen për flokët, sipas stilistes së Hailey Bieber

Dy produkte e vetme që ju duhen për flokët, sipas stilistes së Hailey Bieber

Ka shumë persona që mbajnë një kuti me produkte flokësh që në thelb nuk preken kurrë. Aty mund të ketë edhe shishe me llak flokësh nga matura e shkollës së mesme.

A keni nevojë për një ‘abetare’ për flokët? Fatmirësisht, Amanda Lee, stilistja e flokëve të Hailey Bieber, ka ndarë disa këshilla në Instagramin e saj.

Lee tregoi dy të produktet e saj më të preferuara dhe më të përdorura.

Këto dy produkte janë: një “llak i mirë flokësh dhe një shampo e mirë e thatë”, për të cilën Amanda thotë se nuk janë vetëm thelbësore por janë edhe të vetmet dy gjëra që ajo gjithmonë do t’i mbante në çantën e saj.

Ndërsa ka tendencë që shampo e thatë të përdoret vetëm kur flokët i ngjajnë peshkut ose patateve të skuqura, Amanda rekomandon që ta përdorni gjithashtu në ditën e parë të larjes, në flokë të pastër. “Unë përdor shampo të thatë në rrënjët e mia për të parandaluar grumbullimin e vajit dhe për të më dhënë vëllim menjëherë”, shpjegon ajo.

Pas spërkatjes me shampo të thatë, Amanda përfundon me produktin e saj të dytë të zgjedhur: llak flokësh.

Spërkatja fillona nga maja e veshëve (duke shmangur rrënjët e saj) deri në skaje. /Telegrafi/