LAJMI I FUNDIT:

Dy metra nën dhe, si varrosen të vdekurit nga koronavirusi në Tiranë

Dy metra nën dhe, si varrosen të vdekurit nga koronavirusi në Tiranë

Përcjellja për në banesën e fundit është gjithmonë e dhimbshme. Por në këtë kohë pandemie, dhimbja është më e fortë. Shqiptarët i janë bindur rregullave, duke hequr dorë nga një prej të nderimeve më të forta zakonore, atij për të ndjerin. Heshtja e përhershme në varrezat publike, është bërë më e ftohtë në këto ditë vetëizolimi.

Me 22 jetë të humbura nga koronavirus, Tirana është Bashkia më e madhe me numrin e prekurve dhe të vdekurve.


“Në  Bashkinë e Tiranës janë realizuar 10 varrime të personave më koronavirus. Ne normalisht i regjistrojmë të gjitha skedat e vdekjeve, nuk jemi të specializuar në këtë fushë, por gjithsesi shkaqet janë edhe të viteve më parë. Rastet me koronavirus janë të mirëpërcaktuara në certifikatat e vdekjes që ne i marrim nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Raimonda Shino.

Drejtoresha e Përgjithshme e “Agjencisë së Shërbimit Funeral” në Bashkinë e  Tiranës, Raimonda Shino flet për shifra brenda kufijve normal të vdekshmërive, duke e krahasuar me një vit më parë.

“Ajo që dua të veçoj për rastin e COVID, është se ceremonia kryhet direkt nga morgu i spitalit. Nuk kemi mbajtjen në shtëpi. Nga morgu, i ndjeri sillet direkt në varreza. Pjesa teknike është në zbatim të ligjit. Ka masa më të forta në drejtim të dezinfektimit”, u shpreh ajo.

Në një protokoll të paracaktuar, banesa e fundit për të ndjerët me COVID-19 ka një thellësi më të madhe, deri në 2 metër, ndërkohë që në ceremonitë e zhvilluara mungojnë përgjithësisht familjarët e afërt.

“Ne bëjmë dezinfektimin përpara se të fillojë procesi i varrimit dhe pasi mbaron procesi i varrimit, dhe kjo është një masë e shtuar. Familjarët më të afërt janë në karantinë, dhe janë shoqëruar të afërm më të largët”, tha më tej Shino.

Vdekshmëritë e në territorin e Tiranës në 3 mujorin e parë të vitit 2020 sipas Shinos janë në të njëjtat nivele me ato të një viti më parë dhe humbjet e jetës lidhen kryesisht sëmundjet e pashërueshme apo vdekjet natyrale.

Kortezhet e gjata dhe nderimet e përhershme në Shqipëri do të mungojnë deri në kohën kur Shqipëria do të fitojë betejën me koronavirusin. Derisa kjo të ndodhë, lamtumirat do të vijojnë të jenë të thjeshta, dhe shumë të dhimbshme./abcnews.al

Video

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori